VIDEO/ Cungu triumfon ndaj Duros, Kukësi i falet kapitenit Shameti ndaj Kamzës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 23, 2018 | 20:37

VIDEO/ Cungu triumfon ndaj Duros, Kukësi i falet kapitenit Shameti ndaj Kamzës

Ndeshja e fundit për javën e pestë në Kategorinë Superiore, pa ekipin e Kukësit, të fitonte minimalisht me shifrat 1-0, ndaj Kamzës. Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, nisi me raste nga të dyja kampet, por ai që zhbllokoi shifrat, ishte Shameti, i cili i ardhur nga mbrojtja, shënoi në hyrje të zonës me të djathtën.

bandicam 2018-09-23 20-37-26-378

Ekipi i Cungut pati edhe disa raste të tjera të mira, me Ethemin apo edhe Uilliam, por pritjet e Avdylit nuk lejuan që rezultati të thellohej më tej. Në të dytën, gjithashtu pati disa raste në të dyja portat, edhe pse duhet thënë ekipi i Duros nuk rrezikoi në ndonjë rast, për të tentuar barazimin.

Në fund, Kukësi mori 3 pikë me mjaft vlera, dhe tashmë e sheh veten në vendin e dytë, me 10 pikë, po aq sa edhe Partizani.

bandicam 2018-09-23 19-17-16-112

 

Kukësi-Kamza 1-0

GOL: Shameti 30′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Kukësi-Kamza 1-0

92′ Ndërrimi i trete edhe per Cungun. Spehar në vendin e Uilliam.

92′ Karton i verdhë për Maliqin, që ndal me një faull taktik Fukuin.

90′ 3 minuta shtesë.

89′ Karton i verdhë për Rexhinaldon, në një ndërhyrje në sulm ndaj Arrabal.

86′ Duro luan kartën e fundit. Zisi në vendin e Frashërit.

84′ Cungu kryen edhe ndërrimin e dytë. Çyrbja futet për Ethemin.

80’ Karton i verdhë për Arrabal, pasi ndal Rexhinaldon në mesfushë, pas një nisje të shpejtë të Rexhinaldos.

79’ Plaku niset shpejt në krahun e majtë të sulmit, kroson në qendër, por Shameti largon rrezikun në goditje këndi.

77’ Rexhinaldo rrezikon me kokë portën e Avdylit, por portieri i Kamzës largon në goditje këndi.

73’ Krosim i gjatë në zonën e Kamzës, direkt nga goditja e dënimit, por Avdyli kontrollon.

68′ Ndëshkohet me karton të verdhë Olsi Teqja.

66’ Lëvizjet e para të të dy trajnerëve. Dy ndërrime të Duros. Martinena i lë vendin Orelesit te Kamza, ndërkohë që del edhe Idrizaj, futet Rezi. Ndërkohë, Cungu largon Shafik, i lë vendin Dzarias.

60’ Mundësi e mirë për Plakun, pasi merr një top në hyrje të zonës, por goditja bllokohet nga Frashëri.

58’ Shafik godet nga jashtë zone, por e majta përfundon mbi traun e portës.

50’ Rrezikon portieri Avdyli, ku për pak sa nuk i fal një top kuksianëve, por në fund e nxjerr në goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë, me skuadrat siç e mbyllën.

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Tentativë direkte nga Shafik, në portën e Avdylit, por portieri grushton.

41’ Idrizaj lëviz bukur në të majtë të sulmit, pasi shmang Maliqin, kroson në zonë, por mbrojtja e Kukësit spastron në fund.

32′ Plaku provon të reagojë për Kamzën, nga brenda zone godet, por vendimtare ndërhyrja e Maliqit, i cili largon me kembe.

30′ GOOOOL Kapiteni Shameti nderon Kukësin. Avancon deri në zonën e Kamzës, dhe shënon nga brenda zone.

27’ Avdyli hero për Kamzën. Uilliam bën lëmsh lojtarët e Kamzës në mbrojtje, pas harkimit të Ethemit, në fund godet, por Avdyli zgjatet në limite.

25’ Plaku kroson pasi nisi shkurtazi goditjen e këndit, dhe topi merr një trajektore të vështirë për portierin Frashëri. Sërish këndore për Kamzën.

24’ Kroson Plaku nga goditja e dënimit, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por në fund Maliqi nxjerr në goditje këndi.

23’ Kundërsulm i shpejtë i Kamzës, Fukui nis Frashërin në krahu e djathtë, i cili është shumë i shpejtë, dhe Zguro i shkakton faull, në një zonë të rrezikshme.

19’ Avdyli shpëton Kamzën, në një rast ku Uilliam shkonte drejt portës, goditi, por në fund portieri i kamzalinjve priti me këmbë.

16’ Rexhinaldo godet me dorë fytyrën e Olsi Teqjas, dhe ky i fundit ka nevojë për ndërhyrjen e mjekëve. Ndërpritet ndeshja për pak momente.

11’ Aksion i bukur nga e majta e Uilliam, në fund pason në qendër për Ethemin, i cili nuk gjen kuadratin nga pranë portës.

10’ Nerva mes Arrabal e Rexhinaldos. Mbrojtësi i Kamzës shtyn në një moment të ndaluar sulmuesin e Kukësit, por gjyqtari Ziri e kalon me nga një këshillim për të dy.

8’ Rexhinaldo më i tërhequr, kërkon të shërbejë për Uilliam, por Frashëri kupton gjithçka dhe kthen topin te Avdyli.

3’ Niset Martinena, por ka një flamur të ngritur lart nga anësori.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

FORMACIONET

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Shkodra, Limaj, Uilliam, Shafik, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

bandicam 2018-09-23 18-17-33-234

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Fukui, Mehmeti, Plaku, Roloviç, Martiena. Trajner: Klodian Duro

bandicam 2018-09-23 18-18-12-340

Gjyqtar: Blerim Ziri






www.minuta90.com