VIDEO/ Çudira shqiptare në Superiore! Lojtarin e nxjerrin dy herë nga fusha për t’i mbuluar emrin në fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 21:47

VIDEO/ Çudira shqiptare në Superiore! Lojtarin e nxjerrin dy herë nga fusha për t’i mbuluar emrin në fanellë

Në këto momente po luhet dueli Kukësi-Teuta, ku durrsakët udhëheqin me shifrat 0-1.

WhatsApp Image 2024-04-28 at 16.34.35 (1)

Por një episod i çuditshëm ka ndodhur me lojtarin e Kukësit. Bëhet fjalë për sulmuesin Marius Zena.

Në minutën e 60’ ai hyri në vendin e Mingos, por detaji që ra në sy është emri në fanellë i mbuluar me ngjitës. (VIDEO)

Për pak ai doli nga loja për shkak se ngjitësja i ra nga fanella. (VIDEO)

Por nuk u ndal me kaq pas e njëjtja gjë ndodhi pas gati 15 minutash lojë ku ai u nxorr dhe u fut prapë për ti vendosur ngjitëse tjetër në fanellë. (VIDEO)

Padyshim që këto episode futen te çudirat shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"