VIDEO/ “Çdo gjë merr formë në impiantin e stadiumit ‘Zeqir Ymeri”’, Safet Gjici publikon pamjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 15:43

VIDEO/ “Çdo gjë merr formë në impiantin e stadiumit ‘Zeqir Ymeri”’, Safet Gjici publikon pamjet

Vijojnë punimet me ritme të shpejta në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, i cili pritet të jetë gati së shpejti. Pas disa sezonesh në shtegtim, verilindorët pritet të rikthehen në shtëpi, për t’i luajtur ndeshjen pranë publikut të tyre.

Kukesi stadiumi

Presidenti i nderit të klubit të Kukësit, njëkohësisht edhe kryebashkiak, Z.Safet Gjici, ka publikuar së fundmi, nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, pamje të reja.

“Çdo gjë po merr formë në impiantin e stadiumit “Zeqir Ymeri” Kukës”, ishte mbishkrimi i Gjicit në videon e publikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"