VIDEO/ “Bir k***e, lëre Mesin të qetë”, tifozët e Barcelonës e sulmojnë presidentin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 20:17

VIDEO/ “Bir k***e, lëre Mesin të qetë”, tifozët e Barcelonës e sulmojnë presidentin e PSG-së

PSG-ja do të përballet ditën e nesërme me Barcelonën në Ligën e Kampioneve, për fazën e 1/8-ve.

ALK

Klubi francez dhe drejtuesit kanë mbërritur ditën e sotme në Barcelonë, ku janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit. Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi është përballur me një situatë të pakëndshme.

Një numër i madh i tifozëve të Barcelonës ishin mbledhur jashtë hotelit ku qëndronte klubi francez dhe gjatë kohës kur presidenti Al Khelaifi po futej në hotel nuk i kursyen ofendimet ndaj tij.

“Lëre Mesin të qetë, hajdut! Bir k***e”, dëgjoheshin fjalët e tifozëve. Gjithçka lidhet me zërat që ylli i Barcelonës, Leo Mesi mund të largohet në verë, për të kaluar falas te PSG-ja, diçka që nuk është pëlqyer kurrsesi nga tifozët.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"