VIDEO/ Berisha tregon reflekset ndaj Spalit, bën pritje spektakolare në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2017 | 13:40

VIDEO/ Berisha tregon reflekset ndaj Spalit, bën pritje spektakolare në minutat e fundit

Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha ishte heroi i Atalantës në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori ndaj Spalit në sfidën e djeshme.

Berisha

Në minutën e 90-të gardiani kuqezi bëri një pritje fantastike pas gjuajtjes së Anetnuçit duke shmangur humbjen. Pothuajse një gol i sigurt. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat italiane Berisha ia vuri fajin fushës për rezultatin zhgënjyes.

Ndeshja ishte e vështirë, sepse edhe fusha nuk ishte e mire. Binte shi gjithë kohën dhe ishte kjo vështirësi më shumë për të luajtur futbollin tonë. Por jam krenar për djemtë, sepse kanë dhënë gjithçka. Edhe kur ishim me një lojtar më pak, deshëm ta fitonim ndeshjen, por nuk na eci këtë radhë.

Jam këtu për të ndihmuar ekipin për të marrë tri pikët. Jam i lumtur, por do të ishte më mirë ta kishim fituar atë ndeshje’, ishin fjalët e Berishës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"