VIDEO/ Bajerni zhgënjen ndaj Union Berlinit, Rashica shënon gol me Verderin. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 17:44

VIDEO/ Bajerni zhgënjen ndaj Union Berlinit, Rashica shënon gol me Verderin. Ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur 4 sfidat e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës gjermane, ku Bajerni mori një barazim zhgënjyes ndaj skuadrës së Unioni të Berlinit.

bajjernn
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, teksa në pjesën e dytë ishte talenti Musiala i cili kaloi bavarezët në avantazh në minutën e 68’. Kur ndeshja po i afrohej fundit, Unioni i Berlinit arriti të barazojë sfidën në minutën e 86’ me anë të Ingvartsen. Një barazim zhgënjyes ky për bavarezët, të cilët pas humbjes me PSG-n në Ligën e Kampionëve, janë futur në një kizë rezultatesh ku është ndjerë mungesa e sulmuesit kryesor, Levandovski.

Në sfidat e tjera Eintrakti i Frankfutrtit arriti të marrë një fitore spektakolare kundër Volfsburgut, ku u shënuan plot 7 gola, teksa në fundin e takimit dolën të fituar vendasit me rezultatin 4-3. Lajpcigu mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Verder Bremenin, ndërsa Herta barazoi 2-2 me Gladbahun.

REZULTATET

Bajern Mynih-Unioni i Berlinit 1-1
Shënues: Musiala 68’/ Ingvartsen 85’

Verder Bremen-Lajpcig 1-4
Shënues: Rashica 61’/ Olmo 23’, Sorloth 32’, 41’, Sabitzer 63’

Eintrakt Frankfurt-Volfsburg 4-3
Shënues: Kamada 8’, Joviç 27’, Andre Silva 54’, Durm 61’/ Baku 6’, Uegrost 46’, Filip 85’

Herta Berlinit-Gladbah 2-2
Shënues: Askasibar 23’, Kordoba 49’/ Plea 27’, Shtindël 38’

Goli me penallti i Rashicës


Bajern Mynih-Union i Berlinit

Verder Bremen-Lajpcig

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"