VIDEO/ Bajerni mbaron punë në pjesën e dytë me 4 gola, sërish minuta për futbollistin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 17:44

VIDEO/ Bajerni mbaron punë në pjesën e dytë me 4 gola, sërish minuta për futbollistin shqiptar

Bajern Mynihu shkatërroi 0-4 Hertën e Berlinit e cila drejtohet nga ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA-së Jurgen Klinsman.

bayern

Teksa pjesën e parë nuk u shënua në asnjë gol, në 45 minutat e dyta kampionët e Gjermanisë shkarkuan të gjitha bateritë duke shënuar plot 4 herë në portën e Hertës.

Tomas Myler, Robert Levandovski, Tiago Alkantara dhe Ivan Perisiç ndëshkuan në mënyrën më të ashpër skuadrën e Klinsmanit.

Minuta në fushë pati dhe për futbollistin shqiptar Leon Dajaku, i cili zëvendësoi sulmuesin Alfonso Dejvis.

dajaku

Me fitoren e sotme, Bajern Mynih ngjitet në vendin e dytë, 4 pikë larg Lajpcigut kryesues duke shpresuar se gara për titullin kampion këtë sezon do të ndizet sërish.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"