VIDEO/ Atmosferë pozitive te Juventusi, Kuadrado dhe Morata “përplasin” në tokë shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 18:25

VIDEO/ Atmosferë pozitive te Juventusi, Kuadrado dhe Morata “përplasin” në tokë shokun e skuadrës

Juventusi luan ditën e sotme ndaj Ferencvaroshit në Ligën e Kampioneve, aty ku bardhezinjtë do të kërkojnë të marrin fitoren.

JUVE

Atmosfera te bardhezinjtë është e shkëlqyer, sidomos edhe pas asaj fitoreje ndaj Kaljarit në Kampionat në fundjavë. Kjo shihet qartë edhe te disa veprime të lojtarëve.

Në një video të bërë së fundmi në qendrën stërvitore të Juventusit, shihen Kuadrado dhe Morata, teksa i punojnë rreng mesfushorit MekKeni.

Kolumbiani e shtyn mesfushorin dhe ai rrëzohet direkt në tokë, pasi Morata ishte shtrirë pas tij. Një situatë komike kjo te Juventusi, e cila është shoqëruar me të qeshura të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"