VIDEO / Atletik Bilbao trondit Atletikon, siguron finalen e Superkupës ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 22:25

VIDEO / Atletik Bilbao trondit Atletikon, siguron finalen e Superkupës ndaj Realit

Atletik Bilbao është finalisti i dytë i këtij edicioni në Superkupën e Spanjës. Skuadra baske ia ka dalë të mposhtë sot me përmbysje Atletiko Madrid në gjysmëfinale dhe do të luajë këtë fundjavë ndaj Realit ndeshjen e madhe për trofeun.

bilbao

Bilbao, që vinte si fitues në fuqi i turneut në këtë mini-turne, bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj Atletikos dhe tregoi forcën e vet duke përmbysur rezultatin pasi portieri Unai Simon devijoi në portën e tij gjuajtjen e Zhoao Feliks.

Jerai Alvarez gjeti shpejt barazimin me gjuajtjen e tij, ndërsa Niko Uilliams, vëllai i vogël i Inaki Uilliams, gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh baskët. Atletiko u mundua të reagonte por nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë dhe në fund e mbylli ndeshjen edhe me 10 lojtarë pas të kuqit të Gimenez.

Kështu, Bilbao shkon në finale, ku shpreson të përsëritë në këtë edicion suksesin e vitit të kaluar ku mundi Barcelonën, por këtë radhë duke pasur përballë një ekip shumë më të konsoliduar si Reali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"