VIDEO / Arsenali duket përsëri i frikshëm me Lakazet, por kreu mbetet larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 22:45

VIDEO / Arsenali duket përsëri i frikshëm me Lakazet, por kreu mbetet larg

Arsen Venger duket se ka gjetur sulmuesin që kërkonte prej kohësh. Aleksander Lakazet u bë sot futbollisti i parë i Arsenalit që shënonte në të tre ndeshjet e para në shtëpi që nga koha kur Brajan Marvud e arrinte një gjë të tillë në vitin 1988, duke treguar se me të në repartin e avancuar, “topçinjtë” kanë gjetur vazhdimësinë që u mungonte në sezonet e kaluara.

1506367683465_lc_galleryImage_Arsenal_v_West_Bromwich_A

Sulmuesi francez i afruar gjatë verës, tundi rrjetën në të dy rastet në suksesin 2-0 ndaj Uest Bromuiç, duke i dhënë mundësinë Arsenalit mbajë hapin e kreut që mbahet nga skuadrat e Mançesterit, të cilat janë 6 pikë larg.

Në ndeshjen që mbylli javën e 6 të kampionatit anglez, u shënua edhe një rekord i veçantë, pasi Garet Berri i Uest Bromuiç u bë futbollisti i cili ka luajtur më shumë ndeshje në këtë kompeticion. Futbollisti i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Everton, Mançester Siti dhe Aston Vila, regjistroi sot ndeshjen e 633-të në kampionatin anglez, duke kaluar Rajan Gigs.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"