VIDEO/ Arbitrat nuk merren vesh, Shqipëria mundet nga Kazakistani mes polemikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2018 | 17:01

VIDEO/ Arbitrat nuk merren vesh, Shqipëria mundet nga Kazakistani mes polemikave

U luajt në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës edhe testi i dytë miqësor mes Shqipërisë U19 dhe Kazakistanit U19. Takimi u vendos vetëm nga një gol në minutën e fundit të miqve, që shënuan me Zhakipbajev.

shqiperi kazakistan u 17

Goli në sekondat e fundit, në fillim u akordua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por arbitri kryesor Cjapi e cilësoi si gol të rregullt. Në fund, edhe pse me mosmarrëveshje, kryesori vendosi për golin e kazakëve.

Në këtë takim, trajneri Bogdani kishte aktivizuar shumë elementë të tjerë, që nuk patën mundësi të luanin në takimin e parë me Kazakistanin. Kujtojmë që takimi i parë u mbyll me fitoren e kuqezinjve të vegjël, me gol të Kumbullës, po me rezultatin 1-0.

Shqiperia U19

SHQIPËRI U-19 VS KAZAKISTAN U-19 0-1

Gol: Zhakipbajev 94′

 

Shqipëria U-19: Shala, Isufi, Rama, Qerimi, Pëllumbi, Celhaka, Syla, Koçi, Cara, Nezha, Marku.

Kazakistani U-19: Ustimenko, Sovet, Ilyasov, Sagnajev, Ulshin, Zhakipbajev, Skortson, Nurseitov, Usaçev, Makahan, Aitam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"