VIDEO/ Abazaj titullar në javën e parë të Superligës turke, Istanbulspori mposhtet nga kampionët në fuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 22:07


VIDEO/ Abazaj titullar në javën e parë të Superligës turke, Istanbulspori mposhtet nga kampionët në fuqi

Istanbulspori i Kristal Abazajt, Eduart Rrocës, Valon Ethemin dhe Jetmir Topallit e ka nisur me humbje sezonin në Superligën turke teksa u mposht me rezultatin 0-2 në shtëpi nga kampionët në fuqi të Trabzonspor.

ISTANBULSPOR

Kristal Abazaj dhe Jetmir Topalli, e nisën duelin si titullarë, por pa mundur të lenë gjurmë. Ndërkohë Rroca mungonte për shkak dëmtimi, teksa Ethemi u hodh në fushë në minutën e 92-të, duke zënë vendin e Topallit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, me sulmuesin Kornelius, që gjeti rrugën e rrjetës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1. Në fragmentin e dytë të lojës, miqtë shënuan edhe golin e sigurisë me Densëil, në minutën e 86-të. Për sa i përket Abazajt, ai qëndroi në fushë 69 minuta.

GOLI I PARË: VIDEO

GOLI I DYTË: VIDEO

PANORAMASPORT.AL