Nga Eduard Zaloshnja/ Probabilitetet e përballjes Bajern Mynih-Real Madrid
Nga EDUARD ZALOSHNJA
”OPTA” është kompania më e madhe statistikore në Europë për sportet dhe në veçanti për futbollin. Analistët e saj, duke shfrytëzuar mijëra të dhëna për çdo klub e çdo futbollist, bëjnë parashikime probabilitare për çdo ndeshje futbolli në kontinentin europian. Dhe s’mund të mos bënin një parashikim edhe për përballjen e sotme aristokrate europiane, Bajern-Real Madrid!
Nga analiza e analistëve të OPTA-s, rezulton se probabiliteti i fitores së Bajernit sonte është 42%, i fitores së Realit është 37% dhe barazimi 21%. Në lidhje me kualifikimin për në finale, parashikimi statistikor i analistëve të OPTA-s është që Reali ka 65% probabilitet për kualifikim dhe Bajern 35%. Sidoqoftë, historia e Champions League ka treguar se, kur në gjysëmfinale përplasen “aristokratë” të futbollit europian, shanset për kualifikim janë 50 me 50… SHËNIM: Nga një analizë më modeste statistikore se e analistëve të OPTA-s, që zhvillova unë, bazuar në të dhëna të disponueshme publikisht, fitorja e Bajernit sonte më rezulton 51%, fitorja e Realit 30%, dhe barazimi 21%.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"