“Vetëm 2-3 afrime, gati një mesfushor”, administratori i Dinamos zbulon planet e merkatos së “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 13:34

“Vetëm 2-3 afrime, gati një mesfushor”, administratori i Dinamos zbulon planet e merkatos së “Bluve”

Dinamo nuk ka plan që të bëjë ndryshime të mëdha. Jo më shumë se 2-3 afrime do të ketë në këtë merkato dhe duket se të parin e kanë “piketuar”. Bëhet fjalë për një mesfushor, emri i të cilit ende mbahet mister. Ishte vetë Ermal Barushi ai që zbardhi planin për janarin gjatë konferencës së dhënë dje për mediat.
Ermal Barushi
“Nuk kemi nevojë për ndryshime të mëdha. Kemi diskutim për 2-3 lojtarë. E kemi mbyllur për një mesfushor. Mendoj se grupi është i plotë dhe konkurrenca është e madhe. Pastaj, kemi edhe ekipin U-21 në vendin e dytë”, përfundoi administratori, duke saktësuar se “Shpresat” do të jenë një mundësi për të marrë lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"