Vetëm 19-vjeç, kush është talenti shqiptar që debutoi ditën e sotme në Bundesligën gjermane 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 22:12

Vetëm 19-vjeç, kush është talenti shqiptar që debutoi ditën e sotme në Bundesligën gjermane 

Eniss Shabani është shqiptari i radhës që ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë. Mesfushori është pjesë e Mainzit, teksa bëri paraqitjen e tij të parë në elitën e futbollit gjerman.  

Shabani

19-vjeçari luajti nga minuta e 81-të në duelin ndaj Ajntrakt Frankfurtit të vlefshëm për javën e 32-të të Bundesligës, teksa skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-0. Shabani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të.  

Vlen të theksohet se te vendasit e Frankfurtit, portieri shqiptar Diant Ramaj qëndroi në stol. Për sa i përket Shabanit, 19-vjeçari, në të kaluarën është aktivizuar 1 ndeshje me kombëtaren U-16 të Gjermanisë dhe një me U-19. Përveç pasaportës gjermane, mesfushori disponon edhe pasaportën kosovare.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"