Vesino “miniera” që mbush arkat e Interit, i dhuron 41.6 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 11:49

Vesino “miniera” që mbush arkat e Interit, i dhuron 41.6 milionë euro

Interi fiton ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve dhe buzëqesh jo vetëm për pikët e para pas rikthimit në Europë, por edhe përmbysjen e çmendur në shtesë. Zikaltrit buzëqeshin edhe për bilancin e tyre financiar falë fitores dramatike ndaj Totenhemit.

1035614920-311-k0tC-U29011102107538XF-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Goditja me kokë e Vesinos, i cili i kishte garantuar më parë skuadrës së tij 38.9 milionë euro falë golit kundër Lacios (llogaritur nga faqja e specializuar “Calcio dhe Finanza”) vetëm për kualifikimin në Champions, të martën solli edhe 2.7 milionë euro të tjera (shifrën që garanton UEFA për çdo fitore në grup në komepeticonin më të rëndësishëm për klube).

Sepse vetëm me golin e Ikardit, Interi do të kishte fituar vetëm 900 mijë euro bonus (shifra e akorduar për barazimin). Këto 2.7 milionë euro, natyrisht që u shtohen edhe atyre të arkëtimeve të klubit prej prezencës së plot 64.123 spektatorëve, të cilët e kishin mbushur “San Siro”-n si kurrë më parë dhe ndryshe përkthehet në miliona euro. Në vetëm pak muaj, mesfushori uruguaian i ka “dhuruar” klubit të tij në total plot 41.6 milionë euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"