“Verner s’bën për ne”, Salihamixhiç injoron sulmuesin gjerman: Luan mirë vetëm në Lajpcig

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 13:38

“Verner s’bën për ne”, Salihamixhiç injoron sulmuesin gjerman: Luan mirë vetëm në Lajpcig

Hansi Flik tha gjatë grumbullimit në Doha se skuadra e tij kishte mangësi në organikë. Një lojtar që mund të ishte i tyre në verë, do t’i bënte shumë punë në këto momente. Sulmuesi i Lajpcigut, Timo Verner, është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij me të cilën rinovoi deri në 2023- shin. 

hasan salihamixhic

Për “Bild”, drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, shpjegoi arsyet se përse Bajerni nuk vendosi ta transferojë sulmuesin gjerman në Mynih. “Timo Verner është një lojtar i mirë. Ai ka zhvilluar një fazë të parë të shkëlqyer, por ne kemi Robert Levandovskin. Robert është një sulmues perfekt për skuadrën tonë. Ai e njeh shumë mirë ambientin dhe mendoj se është më i përshtatshëm për ne sesa do të ishte Verner”, tha Salihamixhiç.

hasan-salihamidzic-600

Pyetjes nëse Verner ka të njëjtat cilësi në sulm si Leva, Brazo iu përgjigj se: “Robert mund të lëvizë mirë në zona të ngushta. Luan mirë me topin dhe teknikisht është perfekt. Timo në krahun tjetër ka një shpejtësi të pabesueshme me të cilën lë prapa çdo kundërshtar. Ai është përshtatur shumë mirë me sistemin e lojës së Lajpcigut. Të gjithë e dimë se ata preferojnë të luajnë me kundërsulme. Ky sistem loje nuk është i përshtatshëm për ne, ndaj edhe Verner nuk do të kishte të njëjtin efektivitet në Mynih, siç ka me skuadrën aktuale”.

Kujtojmë se Leva kryeson tabelën e golashënuesve me 19 gola të shënuar në fazën e parë. Pas tij renditet Verner me 18 gola. Lufta në kampionat do të jetë pa dyshim një duel për të mos u humbur. Lajpcig kryeson Bundesligën me katër pikë më shumë se Bajerni që ndodhet në vendin e tretë. Ndeshja e ardhshme për skuadrën e Hansi Flik do të jetë ndaj Hertës së Berlinit të shtunën.

verner

Mungesat e shumta në skuadër kanë bërë që në kampin e kampionëve të Gjermanisë të besojnë pak në një ndeshje pozitive, për këtë arsye Hasan Salihamixhiç është duke menduar të veprojë në merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën me një mbrojtës dhe një sulmues krahu. Verner që ishte edhe një nga kandidatët për të ardhur në Mynih, duket se ka vendosur të qëndrojë në Lajpcig edhe për dy sezone të tjerë duke e lënë të thatë Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"