Vëllaznimi i Canës bie nga kategoria, Ferizaj rikthehet në Superligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 19:09

Vëllaznimi i Canës bie nga kategoria, Ferizaj rikthehet në Superligë

U luajt sot takimi “play – out” mes Ferizajt dhe Vëllaznimit, ku u mësua edhe skuadrat që vitin tjetër do të qëndrojë në Superligën kosovare dhe ajo që do të luajnë në kategorinë e parë.

Ferizaj

Fati ka qenë me skuadrën e Ferizajt, e cila ka mposhtur Vëllaznimin e presidentit Agim Cana me 11-metërsh duke e dërguar një kategori më poshtë.

Ferizaj rikthehet kështu në Superligë, pas 1 sezoni në të parën. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, lojtarët e Ferizajt u treguan më të saktë se ata të Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultatin 3-2.

FT

Qekini, Berisha dhe Guraziu, u treguan të saktë nga pika e penalltisë për skuadrën bardheblu, ndërsa për kuqezinjtë e Gjakovës, shënoi vetëm Vula dhe Qorri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"