Vazhdojnë humbjet, Shqipëria U-17 mundet në ndeshjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2019 | 14:17

Vazhdojnë humbjet, Shqipëria U-17 mundet në ndeshjen e parë

 Kombëtarja e Shqipërisë U-17, ka humbur përballë Maltës në ndeshjen e parë të turnet: “UEFA Development Tournament”, që zhvillohet në Maltë.

ekipi-U17-768x508

Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, kanë humbur me rezultatin 2-0 dhe nuk kanë mundur ta nisin më këmbën e djathtë këtë turne.

Të dy golat nga maltezët u shënuan në pjesën e dytë me anë të Brifas dhe Zamit. Kuqezijtë e nisën ndeshjen me këta lojtarë: Bokova, Mataj, Preka, Zalli, Ndoj, Filipi, Sula, Lusha, Fejzulla, Mitaj (c), Cereni.

Dy ndeshjet e rradhës pë kombëtaren shqiptare janë me Skocinë dhe Danimarkën, në datat 6 dhe 8 mars.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"