Varianti i ri për të vazhduar sezonin në Itali, çelësi është…Kupa e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2020 | 21:44

Varianti i ri për të vazhduar sezonin në Itali, çelësi është…Kupa e Italisë

Federata Italiane e Futbollit po mendon disa prej strategjive për vazhdimin e këtij sezoni futbollistik. “La Repubblica” zbulon së fundmi se futbolli italian mund të rinisë me ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

seria a

Nëse të gjitha klubet pranojnë këtë opsion, ato do të kenë më shumë mundësi për t’u përgatitur më pas për takimet e kampionatit italian. Për sa i përket finales së Kupës së Italisë, ajo mund të luhet në stadiumin “Olimpiko” ose mund të shtyhet dhe për stinën e verës për t’u zhvilluar.

Takimet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë kanë përfunduar me këto rezultate: Inter-Napoli 0-1 dhe Milan-Juventus 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"