Vanda drejt shkarkimit, “Tiki Taka” i bën ofertë Xheorxhinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 9:40

Vanda drejt shkarkimit, “Tiki Taka” i bën ofertë Xheorxhinës

Jo vetëm në futboll, por edhe televizioni italian ka hyrë në një periudhë merkatoje. “Tiki Taka”, emisioni sportiv më i ndjekur në Itali, në rrjetin “Mediaset”, do të ndryshojë “look”, në pritje të sezonit të ardhshëm. Ish-moderatori Pierluixhi Pardo i ka lënë vendin komedianit dhe prezantuesit Piero Kiambreti, por nuk pritet të mbarojë me kaq.

VANDA XHEORXHINA

Ideja e Kiambretit është edhe ajo që të shkarkojë nga roli i ndihmëses së tij në ekran Vanda Narën, bashkëshorten dhe njëkohësisht menaxheren e sulmuesit të PSG-së, Mauro Ikardit. Në vend të modeles argjentinase, moderatori i ri kërkon përkrah të fejuarën e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigezin.

1541930789_969437_1541930977_noticia_normal

Bukuroshja spanjolle pati një efekt të madh pas daljes së saj në Sanremo, prandaj Kiambreti, duke parë edhe faktin se Xheorxhina dhe Ronaldo numërojnë së bashku afro 200 milionë ndjekës në “Instagram”, po mendon të rrisë me të fejuarën e juventinit edhe më audiencën televizive të “Tiki Taka”-s.

wanda-nara-e-georgina-rodriguez-le-first-lady-della-serie-a-tra-favole-e-social-network__730__00052730 deli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"