Vals sulmuesish, ja kush “paguan” për rikthimin e Moratës tek Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 20:56

Vals sulmuesish, ja kush “paguan” për rikthimin e Moratës tek Juventusi

Nëse Mario Manxukiç vendoset në merkato, interesi për kartonin e tij do të jetë i madh dhe i shumë anshëm. Bundesliga, por jo vetëm, është kampionati ku kroati ka më shumë pretendentë, falë edhe asaj që ka treguar në sezonet kur ka luajtur me fanellat e Volfsburgut dhe Bajernit të Mynihut. Për sulmuesin bardhezinjtë pretendojnë diçka më shumë se 35 milionë euro, me paratë që menjëherë do të investoheshin për një tjetër përforcim.

Juventus' Chiellini and Morata celebrate after defeating Empoli in their Italian Serie A soccer match in Empoli

Emri, i përfolur prej disa javësh, është ai i Alvaro Moratës, me spanjollin që do ta mirëpriste një rikthim në Torino. I shtyrë edhe nga bashkëshortja Aliçe, sulmuesi i Çelsit duket në fundin e aventurës së tij angleze dhe Juvja mbetet destinacioni i preferuar. Çmimi i kartonit (60-70 milionë euro) mbetet pengesë, por jo më e pakapërcyeshme pikërisht prej parave që bardhezinjtë do të arkëtonin me shitjen e Manxukiçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"