Valbona nuk njeh limite, dhjetë gola Sportingut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2015 | 21:33

Valbona nuk njeh limite, dhjetë gola Sportingut

Kat 3Ka startuar java e tretë e Kategorisë së Tretë me ndeshjen ValbonaSportingu, sfidë kjo që ka prodhuar bollëk golash. Si duket, tropojanët nuk kanë mundur të kursenin asnjë prej sulmeve duke realizuar të gjitha rastet.

Kështu, në minutën e 2-të, është Bregaj ai që çel serinë e golave dhe në të 17-ën Ymeraj dyfishon, por sportingasit kundërpërgjigjen duke reaguar me golin Ahmagjokës në 2-1. Kur dukej se loja do të bëhej e bukur, në të 25-ën është përsëri Ymeraj që trefishon. Me këtë rezultat skuadrat shkojnë në pushim. Në fraksionin e dytë, skuadra e Valbonës arrin të shënojë edhe 7 gola të tjerë me autorë: Ymeraj, Brega, Molla, Mila dhe Qelia, ndërsa për Sportingun ka menduar Gjyla. Kështu, skuadra e Valbonës, me këtë fitore, përkohë- sisht është në krye të grupit me 7 pikë. Sot, priten të luhen ndeshje të tjera dhe kjo javë do të mbyllet të dielën.

Valbona-Sportingu 10-2
GOLAT: Bregaj 2′, 63′, Ymeraj 17′, 25′, 57′, Qelia 70′, 74′, Molla 72′, Mila 80′, 84’/ Ahmagjoka 21′, Gjyla 67′ VALBONA: Myrta, Çota, Brojka (E.Mesuti 65′), Bejleri, Këlliçi, Qelia, Molla, F.Mesuti, Meshaj (Breçani 11′), Bregaj (Mila 70′), Ymeraj. Trajner: E.Rexha
SPORTINGU: Hajdari, Krypi, Shkurta (Hoxha 46′), Hashimi (Xhelili 46′), Kënga, Kreka, Mihali, Gjyla, Muliu, Ahmagjoka, Çela (Mata 26′). Trajner: Lulzim Mehmeti.
GJYQTARË: E.Kotomelo, A.Jaçe, E.Beqiri, R.Dobruna (Tiranë)
DELEGAT: S.Duka (Yrshek)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"