Vajza e vogël “çmend” sulmuesin e Sitit në shtëpi: Më këndon këngët e Liverpulit për të më mërzitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 20:45

Vajza e vogël “çmend” sulmuesin e Sitit në shtëpi: Më këndon këngët e Liverpulit për të më mërzitur

Ndoshta është mësuar tashmë me bezdisjet nga shkallët e stadiumit, mirëpo sulmuesin e Mançester Sitit, Rahim Sterling nuk e lënë rehat as në shtëpi.sterling

Është vajza e tij Melodi Stërling, ajo e cila ja sjell ngusht në shtëpi 25-vjeçarit anglez, duke u tallur me të për faktin se ish-klubi i tij, Liverpuli, është në krye të renditjes.

Ajo madje i këndon këngë të klubit të Liverpulit, veçanërisht këngën e Mohamed Salah. “Ajo ka pak a shumë personalitetin tim, i pëlqen të më talli prandaj më këndon këngët e Mohamed Salah. Ajo e di rivalitetin midis dy ekipeve, gjithsesi vazhdon të më këndojë këngët e tyre që të më mërzisë. sterling

Ky është thjesht personaliteti i saj,” deklaroi Stërling, i cili luajti për Liverpulin deri në vitin 2015, ku shënoi 23 gola në 129 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"