Uzuni në balotazh për vendin e titullarit, ja si mund të luajmë ndaj Izraelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 15:36

Uzuni në balotazh për vendin e titullarit, ja si mund të luajmë ndaj Izraelit

Ekipi Kombëtar i përmbylli përgatitjet në kuadër të sfidës me Izraelin gjatë paradites së djeshme, ku u dha fund dilemave që kanë të bëjnë me skemat dhe formacionin. Trajneri Panuçi ka pasur në dispozicion kohën e nevojshme për të përzgjedhur i etë 11 titullarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kristian Panuci

Nga sa është lënë të kuptohet në bazë të përgatitjeve që ka bërë italiani gjatë ditëve të fundit, në portë pritet të startojë Strakosha dhe përpara tij katërshja e mbrojtjes me Hysajn djathtas dhe Binakun majtas, ndërkohë që në qendër të mesfushës pritet dyshja Mavraj-Gjimshiti. Mesfusha pritet t’i besohet treshes Xhaka-Basha-Memushaj.

Si mesfushorë anësorë pritet të luajnë Grezda në të majtë dhe njëri mes Uzunit dhe Gavazajt në të djathtë. Në sulm i vetëm Bekim Balaj do të tentojë të kërcënojë dhe mbajë nën presion mbrojtjen kundërshtare.

Megjithëse trajneri deklaroi se ka vendosur skemën dhe formacionin, ndryshimet dhe dilemat përpara çdo sfide kanë qenë të pandashme për trajnerin italian dhe në asnjë takim nuk kanë munguar ndryshimet, duke surprizuar jo pak pas 11 ndeshjeve që ka drejtuar kuqezinjtë.

formacioni i mundshem

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"