UEFA përcakton arbitrat, Kukësi do të gjykohet nga…Modriç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 14:37

UEFA përcakton arbitrat, Kukësi do të gjykohet nga…Modriç

Ditën e martë Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Valetës në Maltë. Kukësi ka në lojë 2 rezultate nga 3 të mundshme. Një barazim me gola dhe një fitore do ti çonte verilindorët në fazën tjetër. UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat që do të gjykojnë në Maltë. Ata do të jenë një katërshe nga Kroacia.

kukesii

Kryesor do të jetë Igor Pajaç. Ky i fundit ka një mesatare të lartë të kartonave të verdhë që nxjerrë për ndeshje. Megjithatë kjo ndodh në ligën kroate, pasi për të do të jetë ndeshja e parë si kryesor në një ligë europiane, ku më parë ka marrë pjesë vetëm si gjyqtar i 4-t. Pajaç “e njeh” Shqipërinë pasi ai ka drejtuar më parë miqësoren Shqipëri U-21-Irlandë U-21 në stadiumin “Selman Stermasi”, takim i cili përfundoi 1-1.

val

Kryesor: Igor Pajaç

Asisent: Ivica Modriç

Asistent 2: VEdran Durak

Gjyqtar i katërt: Fran Joviç

Vëzhgues : Shmuel Shteif (Izrael)

Delegat i UEFA: Jan Damngaard (Danimarkë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"