UEFA e alarmuar: “Euro 2016” mund të luhet pa tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2016 | 18:37

UEFA e alarmuar: “Euro 2016” mund të luhet pa tifozë

Pak muaj para fillimit të “Euro 2016” autoritetet ngrenë pikëpytje për sigurinë në stadiume, duke shkuar deri aty sa edhe ndeshje të caktuara të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

2E6F86C200000578-0-image-a-1_1447522177723Drejtori i UEFA-s për turneun e Europianti, Martin Kallen, ka thënë në një intervistë për gazetën javore gjermane “Sport Bild”, se nëse ka kërcënime për sulme terrorite, ndeshja mund të shtyhet për ditën tjetër, por me dyer të mbyllura për rifozët.

Zyrtari i UEFA-s ka sqaruar se po punohet me organizatorët e “France 2016” për të rritur sigurinë në stadiume, por asgjë nuk është përjashtuar.

Sipas tij, nëse ka vërtetë indicie për sulme terroriste, organizatorët nuk kanë mundësi të garantojnë sigurinë e ndeshjes në një stadium tjetër pasi ka pak kohë dhe zhvendosja e takimit do të krijonte probleme për tifozët, pasi ata kanë prerë biletat dhe kanë pronotuar hotelet. Mundësia që ofron ai është që ndeshja të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët.

Në një deklaratë për “Associated Press”, UEFA ka bërë të ditur se “ende nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik, por duam thjesht të jemi të përgatitur”.

Untitled-2

Planet e emergjencës janë hartuar pas sulmeve kamikazëve që tentuan të hynin në “Stade de France” gjatë sfidës miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në nëntor të vitit të kaluar.

E pavarësisht se nuk mundën të hynin brenda tij, terroristët mundën të aktivizonin mjetet shpërthyese jashtë stadiumit, si pjesë e sulmeve të koordinuara që lanë 130 viktima në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"