U turpëruan me rezultatin 6-3 ndaj Sitit në derbi, Ten Hag masakron Junajtidin: Na shpartalluan!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:25

U turpëruan me rezultatin 6-3 ndaj Sitit në derbi, Ten Hag masakron Junajtidin: Na shpartalluan!

Erik ten Hag nuk e fsheh zhgënjimin me sjelljen e lojtarëve të tij në fushë ndaj Sitit ku u mposhtën me rezultatin 6-3.

TEN HAG

“Është shumë e thjeshtë, na mungoi besimi. Kur nuk beson në fushë nuk mund të fitosh ndeshjet dhe kjo është e papranueshme.

Ishim të padisiplinuar në ndjekjen e rregullave dhe u shpartalluam. Kjo ndodhi në këtë ndeshje”, ishin fjalët e para të teknikut të Junajtidit për humbjen e thellë në derbi.

“Për mua ishte një surprizë. Nuk sulmuam, nuk ishim të zotë me topin dhe kishte hapësira për të luajtur, por ne nuk ishim mjaftueshëm të zotë. Urime Mançester Sitit, por nuk ka të bëjë me ta. Paraqitja jonë nuk ishte e mirë.

Kishte probleme me besimin individualisht dhe si skuadër. Nga minuta e parë unë e ndjeva. Pas pjesës së parë ne ndryshuam gjërat dhe ndryshuam edhe sjellje.

Pamë një Junajtid tjetër dhe shënuam tre gola. Me topin ishim më të zotë dhe shkuam në zonën e kundërshtarit duke shënuar tre gola. Në këtë moment nuk mund të mendoj për pozitivet. Zhgënjyem tifozët dhe veten dhe jemi tmerrësisht të zhgënjyer”, theksoi holandezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"