“U tregova një bo*e”, shpërthen piloti i Ferrarit: Bëra një garë m*ti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 20:55

“U tregova një bo*e”, shpërthen piloti i Ferrarit: Bëra një garë m*ti

Futja në mënyrë të gabuar në kthesën e parafundit i kushtoi vendin e dytë pilotit Sharl Lëklerk në Çmimin e Madh të Turqisë. Pas gabimit të bërë, 22-vjeçari i Ferrarit shpërtheu në radio, ku duket se gjithçka e kishte me veten:

Motor Racing - Formula One World Championship - Steiermark Grand Prix - Preparation Day - Spielberg, Austria

“Më falni, u tregova një bo… .Bëra një garë m…”, ishin fjalët e Lëklerk në radio ndërsa shfaqej duke goditur me grusht timonin. Megjithatë, shefi i skuadrës Matia Binoto kërkon ta ngushëllojë: “Qetësohu, ke bërë një garë të madhe”. Ndërkohë pasi zbriti nga njëvendëshja e tij, Lëklerk sërish nuk e fshehu zhgënjimin: “Jam pa fjalë ose më saktë nuk mund t’i them këtu para jush ato që mendoj.

Jam shumë i zhgënjyer, pasi bëra një garë të madhe dhe shpërdorova gjithçka në xhiron e fundit. Më vjen keq për skuadrën”, përfundoi monegasku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"