U trafikua nga Afrika dhe babai iu vra në luftë civile, kampioni olimpik tregon historinë prekëse: Emri im i vërtetë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2022 | 11:25

U trafikua nga Afrika dhe babai iu vra në luftë civile, kampioni olimpik tregon historinë prekëse: Emri im i vërtetë është…

Kampioni olimpik nga Britania e Madhe, Mo Farah, ka treguar për historinë e jetës së tij në një dokumentar për “BBC”, e cila pritet të dalë në transmetim shumë shpejtë me titullin “The Real Mo Farah”.

3

Ai tregon për “BBC” se si një person i trafikuar nga Somalia për në Britani u bë një kampion olimpik.

Siç bën me dije atleti i famshëm, emri i tij i vërtetë nuk është Mo Farah, por Husein Abdi Kahin, por u detyrua që ta ndryshonte për shkak të dokumentacioneve.

Gjithashtu, babai i tij u vra në një luftë civile që ndodhi në Somali disa vite më parë dhe për këtë arsye ai u detyrua të rriteshe me të ëmën dhe vëllezërit e tij.

2

Gjithsesi Mo Farah nuk u dorëzua dhe arriti të bëhej një nga atletët më të mirë në botë, duke arritur dy medalje olimpike në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, në garat e 5000 dhe 10000 metërshit, duke e bërë të gjithë Britaninë krenare.

5

Për këtë arsye, Mo Farah u emërua dhe me titullin “Sir” nga vetë Mbretëresha e Britanisë së Madhe.

4

Këto janë vetëm disa nga dokumentari që do të shfaqet në “BBC” këto ditë për të gjithë adhuruesit e sportit.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"