U shit tek Roma, lojtari: Nuk e kuptoj pse duhej të largohesha nga Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 13:29

U shit tek Roma, lojtari: Nuk e kuptoj pse duhej të largohesha nga Barcelona

Lojtari i Romës, Karles Perez nuk e kupton pase ai duhej të largohej nga Barcelona por thotë se është i lumtur në “Olimpico”. Roma përgatitet të luajë kundër Seviljas në Europa Ligë dhe Perez i cili shënoi golin e parë me klubin italian kundër Gentit pretendon se u shit tek skuadra kryeqytetase kundër dëshirës së tij.

karles perez

Në një intervistë për “EFE”, Perez tha: “Nuk e kuptoj pse duhej të largohesha. Ndoshta klubit i nevojiteshin para . Por unë gjithmonë isha kundër sepse doja të luaja me skuadrën e parë. Gjithsesi kjo i përket të kaluarës dhe unë jam i lumtur tek Roma”, përfundoi Perez.

Ish-lojtari i Barcelonës ka bërë 16 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Romën, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"