U sfidua nga Florian Marku, boksierit të famshëm i vendosin armën në kokë dhe i grabisin orën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2022 | 9:21

U sfidua nga Florian Marku, boksierit të famshëm i vendosin armën në kokë dhe i grabisin orën

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për boksierin që u sfidua nga Florian Marku, Amir Khan, të cilin e grabitën gjatë mbrëmjes së djeshme, kur kishte dal me bashkëshorten e tij.

amir khan

Siç bën me dije Khan, ai me bashkëshorten e tij, Farial, po ecnin në Lejton, kur ai u ndalua nga dy burra, të cilët e ndoqën dhe i vendosën armën në kokë.

Ata i grabitën një orë që Khan kishte vendosur, e cila kushtonte 72 mijë paund dhe më pas u larguan.

Në një postim në Twitter, Amir Khan i thotë fansave të tij se ai dhe bashkëshortja e tij janë të dy të sigurt.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"