U rikthyer pas 5 sezonesh te pukjanët, Lila: Nuk i thosha dot “jo” Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 18:07

U rikthyer pas 5 sezonesh te pukjanët, Lila: Nuk i thosha dot “jo” Tërbunit

Vilson Lila sheh vetëm fitore në start. Qendërmbrojtësi i rikthyer në Pukë pas 5 sezonesh, për “Panorama Sport”, tregon:

lila

“Sapo mora ftesën nga drejtuesit, nuk hezitova dhe thashë ‘po’. E njoh mirë ambientin, pasi jam aktivizuar kur ishim në elitë. Kam gjetur një ekip të mirë dhe lojtarë që dikur kam luajtur, siç është Vilfor Hysa.

Tërbuni ka afruar lojtarë cilësorë dhe ka një staf profesionist që punon shumë. Trajneri është i përkushtuar në punë dhe ka injektuar harmoni në grup. Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit.

Takimin e parë do ta luajmë në shtëpi ndaj Burrelit të Saimir Patushit. Edhe kundërshtari ka bërë blerje cilësore, por ne do të futemi në fushë për të dhënë dhe marrë maksimumin”.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"