U ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes, zbulohet çfarë i tha Morata gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 12:38


U ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes, zbulohet çfarë i tha Morata gjyqtarit

Alvaro Morata nuk do të jetë i gatshëm për Juventusin në ndeshjen e radhës në kampionat, kjo për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e djeshme ndaj Beneventos, e cila u mbyll në barazim 1-1.

MORATA GJYQATRI

Sulmeusi spanjoll shënoi golin e vetëm të takimit për bardhzinjtë, por ky nuk vlejti për t’i dhënë ekipit të Pirlos fitoren. Në minutat e fundit të ndeshjes, Morata pas një kontakti me lojtarin e Beneventos rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti.

Megjithatë nuk është i këtij mendimi gjyqtari Fabricio Pakua, i cli lejon lojën të vazhdojë. Nga kjo sulmuesi irritohet dhe i drejtohet arbitrit me fjalët: “Është penallti. E turpshme!”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga arbitri, i cili e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/