U mposhtën nga Pogradeci me përmbysje, trajneri i Flamurtarit: Ja çfarë ishte pozitive nga ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 20:25

U mposhtën nga Pogradeci me përmbysje, trajneri i Flamurtarit: Ja çfarë ishte pozitive nga ndeshja

Një ndeshje e humbur me gol në minutën e 90+3 lë pas keqardhje për Flamurtarin. Mirëpo, pas ndeshjes, trajneri Dritan Resuli e justifikon këtë disfatë.

RESULI

“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Shënuam gol dhe kjo është pozitive. Besuam te kundërsulmi dhe kemi krijuar raste në pjesën e dytë, por në fund na humbi përqendrimi në dy çaste, që bënë edhe të ndëshkoheshim dy herë.

Mirëpo, ne jemi ekip i ri dhe këto janë të pranueshme. Pavarësisht rezultatit, kemi dalë me kokën lart nga kjo ndeshje”, tha trajneri i ekipit vlonjat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"