U largua nga Apolonia, ish-sulmuesi i fierakëve prezantohet te Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 17:44

U largua nga Apolonia, ish-sulmuesi i fierakëve prezantohet te Lushnja

Klejdi Branica prishi kontratën me Apoloninë në fund të fazës së dytë, dhe ishte një lojtar i lirë.


BRANICAA

Nuk ka vonuar shumë dhe sulmuesi ka gjetur ekipin e ri, ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Ditën e sotme sulmuesi peqinas është prezantuar te Lushnja, ku do të luajë edhe për pjesën në vazhdim të sezonit.

Branica kaloi te Apolonia në merkaton e verës, por aventura aty zgjati shumë pak, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan lojtarin.

Tashmë ai ka kaluar te rivalët e Lushnjës, me të cilët ka si objektiv ngjitjen në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"