U kualifikuan në Kupë, dy lojtarët e Dinamos “të plagosur” gjatë ndeshjes ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 14:38

U kualifikuan në Kupë, dy lojtarët e Dinamos “të plagosur” gjatë ndeshjes ndaj Tiranës

Dinamon vazhdon ta ndjekë fati i keq i dëmtimeve. Gjatë ndeshjes së djeshme edhe dy lojtarë të tjerë kanë pasur probleme dhe kanë lënë fushën e lojës.

Cinedu goli

Sulmuesi kryesor, Stefen Çinedu, dëmtoi dorën gjatë në një goditjeje standarde në favor të Dinamos, teksa u përplas me Sofranakun dhe më pas ky i fundit e shkeli.

Kjo i shkaktoi nigerianit dy gërvishtje në dorën e djathtë. Çinedu luajti me dorën të fashuar dhe më pas u zëvendësua nga Daija. Edhe Patrik Bardhi mori një goditje të fortë dhe la fushën duke çaluar.

PATRIK BARDHI 1

Edhe pas ndeshjes ai u pa se kishte vështirësi në ecje dhe tani mbetet të shihet gjendja e tyre ditët në vazhdim. Çinedu pritet të jetë gjithsesi në fushë ndaj Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"