U konfliktuan pasi nuk e la të futej pa biletë, procedohet përgjegjësi i stadiumit “Tomori” dhe “tifozi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 13:35

U konfliktuan pasi nuk e la të futej pa biletë, procedohet përgjegjësi i stadiumit “Tomori” dhe “tifozi”

Dy shtetas janë proceduar penalisht në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht të dy ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Tomori”.

NC CC

Shtetasi J.B, 59 vjeç, përgjegjës i stadiumit është konfliktuar me shtetasin S.K, 28-vjeç, pasi ky i fundit tentoi të futej në tribunë pa biletën përkatëse.

Njoftimi:

Berat

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasi filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"