U fotografua në karrige me rrota, Masjk Tajson zbulon sëmundjen nga e cila vuan: Data ime e skadencës po afron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 22:23

U fotografua në karrige me rrota, Masjk Tajson zbulon sëmundjen nga e cila vuan: Data ime e skadencës po afron

Majk Tajson ka zbuluar se po vuan nga një sëmundje e rrallë shëndetësore e quajtur Sciatica. Shqetësimet për shëndetin e ish-kampionit të botës në boks u shtuan muajin e kaluar kur u publikuan fotot e tij në një aeroport me karrige me rrota, ndërsa mbante edhe një shkop për të ecur.

mike tyson4

Megjithatë, legjenda e sportit kërkoi të sqaronte spekulimet rreth shëndetit të tij në një intervistë me Newsmax TV këtë muaj.

“Unë kam dhimbje të nervit shiatik herë pas here. Kur ndodh, nuk mund të eci. Faleminderit Zotit është i vetmi problem shëndetësor që kam. Unë jam shumë mirë tani”, tha ai.

mike tyson

“Iron Mike”, siç njihej ai, u detyrua të tërhiqej nga ringu në vitin 2005 për shkak të problemeve me shpinën.

Vetë Tajson konkludoi në podcast-in e tij të Hotboxin se nuk besonte se i ka mbetur edhe shumë për të jetuar.

mike tyson1

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë sigurisht. Pastaj, kur shikohem në pasqyrë, vë re ato pika të vogla në fytyrën time”, tha ai. “Unë them: Uou. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt.”

mike tyson2mike tyson3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"