U fol se kishte arritur marrëveshjen me Milanin, nga Amerika vjen sqarimi për transferimin e bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 12:52

U fol se kishte arritur marrëveshjen me Milanin, nga Amerika vjen sqarimi për transferimin e bujshëm

Mbrëmjen e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Zlatani Ibrahimoviç ishte një lojtar i Milanit.

Zlatan-Ibrahimovic-1033656

“Zlatan është një personazh tepër interesant, thuajse theu të gjithë rekordet këtu. Do të më pëlqente që ta shihja sërish në MLS, por varet nga LA Galaxy. Ai është 38 vjeç dhe tani është marrë nga Milan, një prej klubeve më të rëndësishëm në botë”, deklaroi komisioneri i MLS, Don Garber për “ESPN”.

Kjo deklaratë u përhap shumë shpejt nga mediat ndërkombëtare dhe thuajse transferimi i suedezit në Itali ishte bërë fakt i kryer.

Por, ditën e sotme, Dan Courtemanche, zëvendëskryetar ekzekutiv i departamentit të komunikacionit të MLS-së, sqaroi situatën dhe hodhi poshtë të jetë arritur një marrëveshje mes palëve. Ai pohoi se palët janë në tratativa dhe jo se është bërë një transferim, duke shpjeguar keqinterpretimin e fjalëve të Garber.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"