U fol se kërkohet nga Milani, PSG-ja heziton të rinovojë kontratën me futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 21:50

U fol se kërkohet nga Milani, PSG-ja heziton të rinovojë kontratën me futbollistin

Tiago Silva mund t’i japë fund aventurës me PSG-në, aty ku u transferua nga Milani në vitin 2012.570c2282c04f5_56a3a0c773dbd_ThiagoSilva

Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit mund të jetë përsëri te Milani, me kuqezinjtë që thuhet se po e ndjekin me kujdes futbollistin. Qarkullojnë lajme se drejtuesit e kuqezinjve janë në kërkim të një mbrojtësi, dhe po mendojnë për rikthimin e Tiago Silvës.

Braziliani është në fund të kontratës me parisienët dhe nuk kanë nisur ende bisedimet për rinovimin e saj. Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, drejtuesit po hezitojnë të rinovojnë kontratën me futbollistin dhe shkak për këtë është mosha e madhe e lojtarit.

Silva është 35 vjeç, dhe klubi nuk duket i bindur për të rinovuar kontratën, me Milanin që mund të përfitojë nga kjo situatë dhe ta afrojë futbollistin me parametra zero.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"