U eliminuan nga Championsi, reagon Koke: Duhet të reflektojmë, nuk do lodhemi duke e provuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:49

U eliminuan nga Championsi, reagon Koke: Duhet të reflektojmë, nuk do lodhemi duke e provuar

Atletiko Madrid u eliminua nga Liga e Kampioneve, pasi u mundën 2-1 nga Lajpcigu. Ky eliminim duket se është i vështirë për tu përtypur nga lojtarët e skuadrës spanjolle.

koke1

Në lidhje me këtë eliminim nga Championsi ka reaguar Koke. Përmes një postimi në rrjetet sociale mesfushori tregon se është shumë i zhgënjyer për mënyrën se si u larguan nga Championsi. “Nuk mund ta besoj. Sezoni më i çuditshëm mbyllet në mënyrën më të trishtë për të gjithë. Duhet të reflektojmë, të mësojmë nga gabimet dhe të jemi autokritikë.

Nuk do të lodhemi duke e provuar, pasi ky klub e meriton. Faleminderit për mbështetjen”, përfundon postimi i Kokes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"