U eliminua nga Kupa, presidenti i Bylisit: Autobusi pësoi defekt, të riluhet takimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 22:46

U eliminua nga Kupa, presidenti i Bylisit: Autobusi pësoi defekt, të riluhet takimi

Kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj, i cili është njëkohësisht edhe president i Bylisit, ka sqaruar dje se autobusi me të cilin udhëtonte skuadra pësoi një defekt në dalje të qytetit. Sipas tij, kjo ishte diçka e paparashikueshme dhe FSHF është njoftuar, prandaj kërkon mirëkuptim.

Kapllanaj

“Skuadra ishte nisur dhe pak kilometra larg Ballshit autobusi me të cilin udhëtonte pësoi një defekt në fshatin Greshicë. Pritëm disa minuta që defekti të riparohej dhe menjëherë në dispozicion të ekipit është vendosur një automjet tjetër. Kam kontaktuar direkt me shefin e garave, Lysien Nurishmi, të cilit i kam bërë të ditur situatën, duke qenë se ndeshja startonte në orën 13:00.”

bylis

“Ekipi shkoi në Gjirokastër në orën 13:50, kështu që nuk më duket e arsyeshme që ndeshja të jepet në tavolinë. Nuk mund të parashikojmë të papriturat që na ndodhin në një udhëtim. Mirë është që ndeshja të riluhet, por për këtë vendos FSHF. Megjithatë, e theksoj se skuadra respektoi garën, por edhe Luftëtarin, duke shkuar në stadium, pavarësisht vonesës së arsyeshme. Për këtë janë dëshmitarë të gjithë”, deklaroi kryebashkiaku Kapllanaj.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se Bylisi kishte një shans të mirë për t’u kualifikuar, sepse fitoi ndeshjen e parë 2-1 në Ballsh dhe në Gjirokastër do të luante për të mbrojtur këtë rezultat, por pse jo për të bërë edhe surprizën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"