U dëmtua në start, Gjasula: E kam pasur hundën të thyer, ju tregoj problemi që hasa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 10:27

U dëmtua në start, Gjasula: E kam pasur hundën të thyer, ju tregoj problemi që hasa

Klaus Gjasula luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen e rikthimit në Bundesligën gjermane me skuadrën e Paderbornit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mori një goditje në fytyrë dhe gjithashtu ishte i ndëshkuar me të verdhë. Për këtë, pra për të mos rrezikuar, stafi vendosi zëvendësimin e tij.

Klaus Gjasula

“Sezonin e fundit e kam pasur hundën të thyer dhe prej aty kam herë pas here probleme me frymëmarrjen. Pasi më ra topi në fytyrë, kisha edhe karton të verdhë dhe për të mos rrezikuar tani që janë 5 zëvendësime, trajneri më zëvendësoi. Por jam mirë me shëndet dhe nuk kam pasoja”, ka sqaruar mesfushori i Kombëtares dhe skuadrës së Bundesligës gjermane për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"