U dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit, ja gjëndja e Qakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 12:04

U dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit, ja gjëndja e Qakës

Kamer Qaka pësoi një dëmtim ditën e djeshme ndaj Astërs. Dëmtimi u duk mjaft i rëndë për mesfushorin aq sa i shpërtheu në lot sepse u mendua se do të ishte i rëndë. Qaka pësoi një goditje në gju dhe u zëvendësua menjëherë.

qaka-470x282

Megjithatë pas ndeshjes ai ka ecur pa ndihmën e stafit mjekësor. Qaka pritet të jetë gati për derbin e javës së dytë ndaj Dinamo Bukureshtit që luhet në 29 korrik. Megjithatë do të kryhen egzaminimet e nevojshme për të parë gjëndjen e tij specifikisht. Dëmtimi i tij do të ishte dhe një “dhimbje koke” për Panuçin, në prag të Ligës së Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"