U arrestua në Rusi për trafikim droge, basketbollistja amerikane pranon fajësinë mbi akuzën e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 19:08

U arrestua në Rusi për trafikim droge, basketbollistja amerikane pranon fajësinë mbi akuzën e rëndë

Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e arrestuar në shkurt në Rusi, u deklarua fajtore për trafik dhe kontrabandë narkotikësh në seancën e fundit gjyqësore të zhvilluar në Moskë.

sportistja

“Dëshiroj të pranoj fajësinë për të gjitha akuzat,” tha Griner para gjykatës, duke shtuar se “ajo nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin rus”.

Atletja u arrestua pasi iu gjet vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin e Moskës.

Griner, 31 vjeçare, përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore për akuzat. Ajo u arrestua në fillim të këtij viti pasi autoritetet ruse thanë se gjetën vaj kanabisi në mbushjet e cigareve elektronike në bagazhin e saj kur ajo kaloi në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Ajo u deklarua fajtore, duke i thënë gjykatësit se “nuk kishte asnjë qëllim” për të shkelur ligjin. Rasti i Griner ka tërhequr vëmendjen e publikut teksa për çështjen e saj janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët thonë se ajo është arrestuar padrejtësisht .

Më 6 korrik, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris biseduan me bashkëshorten e yllit të basketbollit amerikan për femra, Britney Griner për të theksuar angazhimin e administratës amerikane për të siguruar lirimin e saj nga Rusia sa më shpejt që të jetë e mundur. /REL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"