U aktivizua mbrojtës i majtë, Veseli: Kisha kohë që nuk luaja këtu, Lacio do bëjë mirë këtë sezon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 22:17

U aktivizua mbrojtës i majtë, Veseli: Kisha kohë që nuk luaja këtu, Lacio do bëjë mirë këtë sezon…

Frederik Veseli u aktivizua si mbrojtës i majtë në sfidën e sotme ndaj Lacios që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 0-1. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat italiane, mbrojtësi shqiptar tregoi se nuk është në formën e tij optimale dhe humbja ndaj Lacios e ka zhgënjyer. Sipas Veselit, ndeshja e mirë nuk mjafton, pasi në fund rëndësi kanë pikët.

Veseli

“Ka kaluar pak kohë që kur kam luajtur në krahun e majtë për herë të fundit. Pastaj fizikisht nuk jam në 100%. Jemi të zhgënjyer pas humbjes, nuk kënaqemi vetëm me lojën e mirë. Ne kemi ambicie si lojtarë dhe duam të bëjmë gjithmonë mirë. Kur humbet një ndeshje je gjithmonë i zhgënjyer. Lacio është një ekip i mirë dhe ne e dinim këtë. Ata kanë lojtarë të mirë. Ne duhet të ishim më të kujdesshëm në disa momente. Unë jam i sigurt se ata do të bëjnë gjëra të mira këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"