Turi i dytë i Ligës së Europës, kurbinasit sfidojnë klubin e madh norvegjez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:09

Turi i dytë i Ligës së Europës, kurbinasit sfidojnë klubin e madh norvegjez

Laçi do të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës kundër klubit të madh norvegjez Molde. Ashtu siç ishte parashikuar që në hedhjen e shortit më 20 qershor nga UEFA, fituesi i çiftit Laçi-Anorthosis do të luante me fituesin e çiftit Molde-Glenavon.

laci

Skuadra norvegjeze u mposht në takimin takimet kundër ekipit irlandezo-verior me rezultatin 2-1, ndërsa ndeshjen e kthimit arriti të fitonte me rezultatin 5-1 duke kaluar më tej.  Ndeshja e parë do të luhet në Laç më 26 korrik, ndërsa ajo e kthimit në Norvegji më 2 gusht.

Molde është tri herë kampione e Norvegjisë dhe katër herë fituese e Kupës. Aktualisht drejtohet nga ish-futbollisti i famshëm i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"