Tronditet bota e çiklizmit, dy herë kampioni i botës arrestohet për vrasjen e gruas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2023 | 13:56

Tronditet bota e çiklizmit, dy herë kampioni i botës arrestohet për vrasjen e gruas

Bota e çiklizmit është tronditur nga lajmi se dy herë kampioani i botës, Rohan Denis, është arrestuar nga policia në Australi për vrasjen e gruas së tij duke e shtypur me makinë. Hetuesit janë të bindur se ngjarja ishte e paramenduar.

65912f182de38

Denis akuzohet se ka përplasur me dashje me furgonin e tij bashkëshorten 32-vjeçare, Melisa Hoskings, me të cilën kishte dy fëmijë, në zonën pranë shtëpisë tyre në Adelaide në Australi ku ishin zhvendosur vetëm një javë më parë. Hetuesit kanë shkuar në skenën e krimit dhe sipas tyre, Denis kishte shtuar shpejtësinë për ta përplasur dhe shtypur bashkëshorten me furgonin që po drejtonte. Melisa, edhe ajo një ish-çikliste, u dërgua me urgjencë në spital por nuk u mbijetoi plagëve të rënda që kishte marrë. Denis është liruar me kusht ndërsa gjyqi ndaj tij do të zhvillohet më 13 mars.

Kampioni australian ka fituar dy tituj botërorë në garën e kronometrit individual dhe 2 në kronometrin e skuadrës, një medalje të bronztë olimpike për kronometrin. Ndërsa në garat e pistës, ka siguruar një medalje të argjendtë olimpike dhe 2 tituj kampion bote në garën e ndjekjes me skuadra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"