Tronditet Bajerni, futbollisti mbyll sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2020 | 19:32

Tronditet Bajerni, futbollisti mbyll sezonin

Bajerni i Mynihut humbet mbrojtësin e tij Benxhamin Pavard. Futbollisti francez ka mbyllur sezonin me bavarezët pasi ka dëmtuar kyçin e majtë të këmbës.
pavard
Mjekët e skuadrës kampione të Gjermanisë raportuan se 24-vjeçari pritet të mungojë  4-6 javë dhe për rrjedhojë humbet dhe Ligën e Kampioneve.

Për trajnerin Hansi Flik, ky është një lajm i keq, pasi Pavard ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"